Gjykata e Lartë nuk solli vendim për “bombat”

Maqedonia

Gjykata e Lartë nuk solli vendim për “bombat”

Më: 26 prill 2017 Në ora: 17:40
Ilustrim

Gjykata e Lartë as sot nuk solli vendim për atë nëse “bombat” mund të përdoren si prova në gjykatë dhe nëse Prokuroria Publike e Maqedonisë mund të dorëzojë kërkesë për mbrojtje me ligj të lëndëve të PSP-së.

Në seancë po rishikohen propozimet e kryetarit të gjykatës, Jovo Vangellovski, i cili tha se materialet e përgjuara nuk mund të shfrytëzohen si prova. Pika e dytë e diskutimit ishte paraburgimi i biznesmenit Sead Koçan, pikë për të cilën propozoi të diskutohet prokurori publik Marko Zvërlevski.

Nga Gjykata e Lartë nuk treguan për arsyet e ndërprerjes së seancës, vetëm informojnë se referatet e kryetarit Jovo Vangellovski edhe nesër do të shikohen nga ana e gjykatësve.

Vazhdimi i seancës është paraparë të fillojë në orën 9:30.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat