BDI angazhohet për realizim të vullnetit të shumicës së re parlamentare

Maqedonia

BDI angazhohet për realizim të vullnetit të shumicës së re parlamentare

Më: 26 prill 2017 Në ora: 18:12
Talat Xhaferri

Grupi Parlamentar i Bashkimit Demokratik për Integrim demanton të mërkurën fuqishëm lajmin spekulativ dhe joekzistues për qëndrimet e kandidatit të BDI-së për kryetar të Kuvendit Talat Xhaferri rreth situatave dhe skenarëve hipotetikë për zgjedhje të kryetarit të Kuvendit.

BDI, si parti vendimtare në këtë përbërje parlamentare, është përcaktuar për ta krijuar shumicën e re parlamentare duke e emëruar Talat Xhaferri për kandidat për kryetar Kuvendi t? shumicës reformuese parlamentare dhe nuk ka asnjë lëkundje të vetme nga ky përcaktim.

Ky vendim, nuk është përcaktim individual i asnjë anëtari të BDI-së, por vendim kolektiv i gjithë partisë dhe realizim i vullnetit të shqiptarëve të shprehur në zgjedhjet, andaj me indinjatë të thellë e demantojm? këtë shpifje si tendencioze dhe tërësisht të pasaktë, thuhet në reagim. 

Shumicë parlamentare në këtë përbërje pa BDI-në nuk mund të ketë dhe BDI mbetet themeli i frymës reformuese, integruese dhe të barabarësisë në përputhje me Marrëveshjen e Ohrit. 

BDI nuk ka alternativë të dytë ose opsion rezervë, por angazhohet për realizim të vullnetit të shumicës së re parlamentare, zgjedhje të Xhaferri për kryetar Kuvendi dhe më pas zgjedhje të qeverisë së re reformuese, çdo njoftim tjetër është spekulim dashakeq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat