OEMVP për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës

Maqedonia

OEMVP për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës

Më: 27 prill 2017 Në ora: 08:33
Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, edhe këtë vit për të gjashtën herë me radhë vazhdon me realizimin e Karvanit të Odës.

Ideja e Karvanit, siç paralajmërohet është të vizitohen kompanitë anëtare dhe kompanitë potenciale për anëtarësim, njofton AIM.

‘Qëllimi i aktivitetit është që të jemi sa më afër bizneseve për të parë problemet që hasin gjatë veprimtarisë së tyre si dhe prezantim i raportit vjetor dhe financiar nga viti i kaluar, plani vjetor dhe financiar i vitit 2017, shërbimet të cilat OEMVP i ofron, prezantimin e projekteve të reja ku Oda është kyçur e që kanë të bëjnë me përmirësimin e klimës ekonomike në vend për bizneset si dhe projektet të cilat janë realizuar deri më tani’, kumtohet nga OEMVP.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat