Fushatë interneti për politika dhe programe për të rinjtë në Maqedoni

Maqedonia

Fushatë interneti për politika dhe programe për të rinjtë në Maqedoni

Më: 27 prill 2017 Në ora: 08:43
Ilustrim

Konfederata e sindikatave të lira të Maqedonisë (KSL) sot do të nënshkruajë memorandum për bashkëpunim me Koalicionin e organizatave për të rinj-SEGA, me çka do të fillojë fushata online për promovim të politikave dhe programeve për të rinj.

Në vigjilje të Ditës ndërkombëtare të punës-1 Majit, KSL dëshiron që të vendosë bashkëpunim me organizatat e të rinjve për shkak të përmirësimit të pozicionit ekonomiko-social të të rinjve në shoqëri dhe krijimin e politikave për përfshirjen e tyre më të madhe si dhe promovimin e të rinjve në tregun e punës, paralajmëroi KSL, njofton AIM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat