Gjykata e Lartë e Maqedonisë shtyu vendimin për ‘përgjimet’ në afat të pacaktuar

Maqedonia

Gjykata e Lartë e Maqedonisë shtyu vendimin për ‘përgjimet’ në afat të pacaktuar

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:48
Gjykata e Lartë e Maqedonisë

Edhe në seancën e sotme, Gjykata e Lartë nuk votoi për çështjen e përgjimeve, nëse duhet të përdoren si dëshmi në procese gjyqësore, ose jo.

Kjo pikë është shtyrë për një kohë të pacaktuar. Në seancën e sotme u shqyrtuan 21 pika të ndryshme tjera. Jovo Vangellovski, kryetar i kësaj gjykate, deklaroi se është absurde që PSP-ja të kërkojë tërheqjen e kërkesës për ligjshmërinë e PSP-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat