Rritet numri i vendparkimeve në Maqedoni

Maqedonia

Rritet numri i vendparkimeve në Maqedoni

Më: 27 prill 2017 Në ora: 12:53
Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016, numri i parkingjeve dhe garazheve, si objekte parkimi, ka qenë 254, me një sipërfaqe prej 701.194 metër katror.

24.743 vendeparkime janë të hapura, kurse 3.905 janë të mbuluara, kurse në garazhet me kate ka 4966 vendparkime. Krahasuar me vitin 2015, ka rritje të vendparkimeve dhe garazheve për 1.2%.

Numri i vendparkimeve për personat me nevoja të veçanta në vitin 2016 ishte 488, kurse në garazhe të mbuluara, 69, ndërkaq në garazhet me kate, 59. Statistikat tregojnë subjekte afariste publike për vendparkim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat