DPA: Gruevski i frikësohet burgosjes

Maqedonia

DPA: Gruevski i frikësohet burgosjes

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:10
Gruevski

Agjencia gjermane Deutsche Presse-Agentur (DPA) shkraun se Gruevski i fuqishëm pengon opozitën në marrjen e pushtetit, duke e shndërruar vendin në një peng të tij.

Sipas Deutsche Welle, kjo agjenci shkruan se askush deri tani nuk ka arritur ta kthejë vendin në normalitet dhe se klika e Gruevskit nuk lejon marrjen e pushtetit nga opozita, duke e vënë vendin në një pat pozicion.

DPA konsideron se kjo situatë vjen si rezultat i frigës së Gruevskit dhe bashkëpunëtorëve më të afërm të tij që të mos burgosen, pasi që nga PSP-ja dyshohen për krime të rënda, korrupsion dhe përgjim të dhjetra mijrëra qytetarëve, përfshi kontrollin në media dhe gjyqësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat