Zaev: Kryetari i Kuvendit do të votohet kudoqoftë

Maqedonia

Zaev: Kryetari i Kuvendit do të votohet kudoqoftë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 14:12
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka deklaruar se do të mund që të zgjedhket kryetari i Kuvendit kudoqoftë, nëse vazhdon bllokada e OBRM-PDUKM-së/

Ai ka kërkuar nga Trajko Veljanoski që të vendosë në votim propozimin e LSDM-së për të kaluar te pika e zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë.

Zaevi u ka thënë deputetëve të OBRM-PDUKM-së që shumica i lutë që të ndalojnë me shkeljen e Rregullores së Kuvendit.

”Kryetari i Kuvendit do të zgjidhet në këtë sallë, në sallë tjetër, në shkallë, në amfiteatër të Fakultetit Juridik, në ASHAM”, ka shtuar Zaevi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat