Zaev ua ktheu shpinën shqiptarëve. Nuk ndryshohet as Kushtetuta, as flamuri, as himni…

Maqedonia

Zaev ua ktheu shpinën shqiptarëve. Nuk ndryshohet as Kushtetuta, as flamuri, as himni…

Më: 27 prill 2017 Në ora: 16:13
Zoran Zaev

(E plotësuar) - Kreu i LSDM-së Zoran Zaev paralajmëroi se shumica e re së shpejti do të zgjedh kreun e Kuvendit. Ai tha se rregullorja i garanton shumicës parlamentare që kreun e kuvendit ta zgjedh edhe në ndonjë sallë tjetër apo edhe jashtë Kuvendit. Zaev tha se nuk do të ketë amnisti për shkelësit e ligjit. Zaev në sallën e konferencës së Kuvendit, në konferencë për shtyp, tha se proceset demokratike nuk janë të lehta dhe kërkojnë durim por do t’ia arrijmë qëllimit. Sipas tij, si shumicë parlamentare ata e kanë dëshmuar këtë.

‘Askush nuk ka dyshim se udhëheqësit e VMRO-së nuk dëshirojnë ta dorëzojnë pushtetin për shkak se dëshirojnë të shmangen nga përgjegjësia. Por, drejtësi do të bëj të sajën, ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionojnë në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua e Republikës së Maqedonisë, është gënjeshtër se do të ketë federalizim, është gënjeshtër  se do të ndryshohet flamuri, himni dhe stema e Maqedonisë, është

gënjeshtër se Maqedonia do të bëhet një shtet binacional”, tha Zaev.

 Ekziston dokument final i cili e mbron unitarizmin e Maqedonisë dhe perspektivat euroatlantike. Ajo që është pranuar nga VMRO-DPMNE-ja, është pranuar edhe nga ne, por ne kemi pranuar shtesë Prokurorinë Speciale dhe kjo nuk është mirë për ta. Do të ketë ligj për avancimin e gjuhës shqipe dhe gjuhës së bashkësive tjera etnike. Për shumicën e re parlamentare nuk ka alternativë tjetër përpos anëtarësimit në BE dhe NATO. Është e saktë se do të kërkojmë zgjidhje për çështjen e emrit por në konsultime me opozitën dhe me referendum do të kërkojmë mendimin e qytetarëve. Është e saktë se do të ketë jetë për të gjithë, Maqedonia do të jetë shtet i të gjithëve. Do të ketë transparencë në Maqedoni. Opozita në Kuvend, Trajko Velanovski dhe deputetët e VMRO-së, nuk do të mund të shkelin më Rregulloren dhe Kushtetutën e Maqedonisë – shtoi më tej kryetari i LSDM-së Zoran Zaev.

***

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, edhe një herë e ka vulosur se Maqedoninë nuk e do të barabartë mes shqiptarëve dhe maqedonasëve. Ai sot haptas në sallën e konferencës së Kuvendit tha se proceset demokratike nuk janë të lehta dhe kërkojnë durim duke thënë se nuk do të ndryshohet as Kushtetuta, as himni, as flamuri që do të thotë se ky shtet është vetëm i maqedonasëve.

“Askush nuk ka dyshim se udhëheqësia e VMRO-së nuk dëshiron ta dorëzoj pushtetin për shkak se dëshiron të shmanget nga përgjegjësia. Por, drejtësi do të ketë dhe amnisti nuk do të ketë. Ligji do të jetë një lloj për të gjithë. Drejtësia dhe shteti i së drejtës do të funksionoj në vend. Është gënjeshtër se do të ndryshohet Kushtetua, gënjeshtër se do të ketë federalizim, gënjeshtër është se do të ndryshohen flamuri himni dhe stema e Maqedonisë, është gënjeshtër se populli i Maqedonisë do të shpallet gjencidial”, tha Zaev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat