Ahmeti: Po mundohemi ta menaxhojmë situatën

Maqedonia

Ahmeti: Po mundohemi ta menaxhojmë situatën

Më: 27 prill 2017 Në ora: 19:59
Ali Ahmeti

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti ka thënë se janë duke u munduar t’i tërheqin deputetët nga Parlamenti.

Ahmeti tha se tani është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, ndërsa situata në Kuvend ka eskaluar, derisa janë duke u munduar për ta menaxhuar situatën.

“Jemi duke u munduar ta menaxhojmë situatën. Jemi në kontakt me ministrin e Punëve të Brendshme, për t’i tërhequr deputetët nga Parlamenti”, tha Ahmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat