Edhe dy deputetët e LSDM-së u ngritën në këmbë kur u këndua himni shqiptar, të BDI-së jo?

Maqedonia

Edhe dy deputetët e LSDM-së u ngritën në këmbë kur u këndua himni shqiptar, të BDI-së jo?

Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:20
Muhamed Zeqiri

Deputetët shqiptarë të LSDM-së, Gjylymsere Kasapi dhe Muhamed Zeqiri janë ngritur në këmbë bashkë me deputetët e Lëvizjes Besa, në momentin kur deputeti Zeqirja Ibrahimi këndoi himnin shqiptar nga foltorja e Parlamentit të Maqedonisë, njofton reporteri i Gazetës lajm nga Kuvendi. Për dallim prej tyre, disa deputetë të BDI-së kanë ndejtur ulur.

Deputeti i Lëvizje Besa, Zeqirja Ibrahimi e këndoi himnin shqiptar si përgjigje ndaj antonimit të himnit maqedonas.

“Nëse e këndoni ju himnin tuaj maqedonas edhe unë do ta këndoj himnin tim shqiptar”, tha deputeti i Lëvizjes Besa, Zeqirja Ibrahimi, në foltoren e Parlamentit, shkruan Gazeta Lajm. Ai filloi të këndojë “Rreth flamurit të përbashkuar….”. Kjo shkaktoi reagime të deputetëve të VMRO-DPMNE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat