Policia tenton të vë kontrollin në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Policia tenton të vë kontrollin në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 27 prill 2017 Në ora: 22:43
Policet ne Kuvendin e Maqedonise

Vazhdojnë deponimet në Kuvendin e Maqedonisë, të cilat besohet sa janë bombola gazi të hedhura nga policia, të cilët po largojnë deputetët dhe gazetarët që ndodhen brenda hapësirave të Kuvendit, përmes një korridori që ka krijuar.

Policia po ashtu po hedh bombola gazi edhe jashtë hapësirave të Kuvendit, ku po vazhdojnë të mblidhen numër i madh i protestuesve, të organizuar nga organizata “Për Maqedoni të përbashkët”.

Situata ka dal jashtë kontrollit, pas zgjedhjes së kryetarit të Maqedonisë nga radhët e BDI-së, Talat Xhaferi dhe protestuesit të udhëhequr nga lëvizja “Për Maqedoni të përbashkët” kanë pushtuar Kuvendin, ku kanë sulmuar deputetët, nga të cilët mesë rëndi ka pësuar deputeti shqiptar Ziadin Sela, fotot e të cilit u shpërndanë në rrjetet sociale, ku shihej i mbuluar në gjak.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat