Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit - protestuesit uzurpojnë Parlamentin

Maqedonia

Talat Xhaferi zgjidhet kryetar i Parlamentit - protestuesit uzurpojnë Parlamentin

Më: 27 prill 2017 Në ora: 23:37
Talat Xhaferi

"Të nderuar për herë të parë, në këso kushte zgjidhet kryetari i Parlamentit. Ju premtoj se do të jem kryetar i Parlamentit, i cili do të punojë në bazë të Kushtetutës. Asnjëherë nuk do të lejoj uzurpim të Parlamentit. Ju falënderoj për nderin dhe besimin që e patët për mua”, ka deklaruar Talat Xhaferi. Kryetari i sapo zgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi tha se funksionarë të VMRO-DPMNE-së janë puçistët e vërtetë, sepse me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore.

Image

Protestuesit me dhunë hynë në Parlament -policia nuk reagon

Përderisa Xhaferr mbante konferencën për shtyp, një pjesë e protestuesve "Për Maqedoni të përbashkët”, të cilët gjatë dy muajve të fundit protestojnë kundër formimit të koalicionit të ri qeveritar mes socialdemokratëve dhe partive politike shqiptare kanë thyer kordonin e policisë dhe kanë depërtuar në godinën e Parlamentit të Maqedonisë.

Protestuesit janë vendosur në sallën e Parlamentit ku po qëndrojnë dhe deputetët e VMRO-DPMNE-së. Në godinën e Parlamentit kanë qenë prezent të gunjuar edhe deputetët e shumicës parlamentare. Në mungesë të policisë dhe shërbimeve të sigurimit brenda Parlamentit, protestuesit kanë arritur në sallën ku gjendeshin deputetët e LSDM-së opozitare dhe deputet të shumicës parlamentare. Aty edhe kanë sulmuar liderin e LSDM-së Zoran Zaev, si dhe një pjesë të gazetarëve, të cilët kanë ndjekur nga afër situatën e krijuar në parlament.

Image

I lënduar rëndë është edhe lideri i LR-PDSH-së, Ziadin Sela. Jozyrtarisht raportohet se Sela është në gjendje të rëndë, në disa foto të cilat janë publikuar shihet Sela i mbuluar i tëri në gjak. Protestuesit të cilët kanë hyrë në godinën e Parlamentit po sulmojnë gazetarët, politikanët nuk kursejnë askënd. Ka shumë të lënduar megjithatë për shkak të gjendjes katoike nuk dihet numri i saktë të lënduarve.

Protestuesit kanë thënë se do të mbeten aty duke mos lejuar që ky institucion ta "zhbëjë shtetin e Maqedonisë”. Ata thonë se nuk do të lejojnë që Parlamenti i Maqedonisë të drejtohet nga një siç janë shprehur "terrorist” i cili ka marrë pjesë në konfliktin e armatosur të vitit 2001 siç ishte Talat xhaferi ish pjsëtar i UÇK-së.

Image

Ambasadorët me apel për qetësi dhe dialog

Ambasadori i Suedisë, Mats Stefanson në emër të gjithë ambasadorëve në vend ku ishin prezent edhe ambasadorët e Gjermanisë, Britanisë, Hollandës dhe SHBA-së, u drejtua në një konferencë të përbashkët duke komentuar gjendjen e tensionuar në vend. Ai theksoi se kjo gjendje është e papranueshme dhe apelon deri te të gjithë që e krijuan këtë kaos, se tani është koha për dialog dhe qetësi e jo për dhunë.

"Kjo është absolutisht e papranueshme. Apelojmë të gjithë partive që të përmbahen nga retorikat nxitëse dhe të përkeqësojnë gjendjen, qetësimi i gjendjes së krijuar në Parlament është detyrë e forcave të rendit për të mbajtur nën kontroll gjendjen e tensionuar”, është shpreh ambasadori i Suedisë në Maqedoni Mats Stefanson.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat