Pamje nga evakuimi i kryeparlamentarit, shikoni si e largoi Policia nga Kuvendi Talat Xhaferin

Maqedonia

Pamje nga evakuimi i kryeparlamentarit, shikoni si e largoi Policia nga Kuvendi Talat Xhaferin

Nga: P.R Më: 28 prill 2017 Në ora: 06:22
Momenti kur Kryetari i Parlamentit të Maqedonisë largohet nga Policia.

Talat Xhaferi nga Bashkimi Demokratik për Integrim është zgjedhur mbrëmë Kryetar i Parlamentit të Maqedonisë. Por menjëherë pas zgjedhjes së tij si kryetar, në parlament ka shpërthyer dhuna, ku një numër i madh i protestueseve kanë hyrë në objektin e parlamentit duke sulmuar deputetët.

 Ndërsa tashmë janë publikuar pamje nga momenti kur Policia kishte evakuuar Xhaferin nga objekti i Parlamentit, pas sulmit nga sllvaomaqedonët e tërbuar, e ku nga kjo pësoi lëndime edhe deputeti shqiptar, Ziadin Sela, shkruan “Bota sot”.

Zgjedhja e Talat Xhaferit kryetar i Parlamentit të Maqedonisë është historike, pasi për herë të parë kryetari do të jetë shqiptar.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat