Kjo është gjendja e Ziadin Selës

Maqedonia

Kjo është gjendja e Ziadin Selës

Nga: A.M. Më: 28 prill 2017 Në ora: 07:14
Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela

Pas tensioneve në parlamentin e Maqedonisë në të cilin është raportuar se është i lënduar kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela nga huliganët maqedonas të cilët hynë në Kuvendin e Maqedonisë.

Në njoftim në faqen zyrtare të Ziadin Selës thuhet se Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën

Postimi i plotë në faqen zyrtare të Ziadin Selës:

Për shkak të situatës së jashtëzakonshme që po kalon vendi, jemi të detyruar të lëshojmë këtë komunikatë, e cila synon të qetësojë qytetarët që pyesin për shëndetin e Kryetarit të LR-PDSH-së z.Ziadin Sela.

Falë Zotit ai është mirë. Ka dëmtime të ndryshme por gjendja e tij është nën kontroll dhe nuk paraqet asnjë rrezik për jetën.

Falenderojmë te gjithë ata të cilët duket se kanë zbardhur natën deri tash e që po qëndrojnë këmbëngulës pranë nesh.

Bëjmë thirrje për qetësi, ju urojmë një natë të qetë, duke ju siguruar që Ky nuk është fillimi i Asgjëje, ky është vetëm Fundi i një të Keqeje...Fundi i pashmangshëm i saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat