Xhaferi: Do të dihet edhe bartësi i përgjegjësive

Maqedonia

Xhaferi: Do të dihet edhe bartësi i përgjegjësive

Më: 28 prill 2017 Në ora: 09:05
Kryetari i sapozgjedhur i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi

Kryetari i sapozgjedhur i parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi ka folur në një lidhje telefonike për RTK-në.

Xhaferi: Për shkak të situatës së tillë, disa qytetarë kanë hy në parlament. Kemi mbetur për një kohë të ngujuar mbas mbarimit të procedurës brenda hapësirës së parlamentit. Tani të gjithë jemi evakuuar, dhe jashtë rrezikut. Ka disa deputetë të lënduar, por besoj se nuk janë lëndime të rënda, janë në përkujdesje mjekësore.

Si ndodhën këto trazira?

Xhaferi: Ka gati 60 ditë që ka protesta, gjoja spontane të qytetarëve që kanë menduar ndryshe nga shumica parlamentare, normal që vlerësimet kanë qenë që mund të ndodhë një skenarë I tillë, dhe ndodhi ajo që ndodhi.

Në momentin që do të qetësohet situata, do të dihet edhe bartësi i përgjegjësive.

Për momentin është me rëndësi që duhet të veprohet, prej të gjitha strukturave që situata të mos eskalojë më tepër. Shpresojmë se qytetarët , janë të vetëdijshëm se nuk ka nevojë për reagim.

Kush mendoni se i ka nxitur këto trazira?

Xhaferi: Nuk dua të spekuloj, në një situatë më të qetë do të jemi në gjendje të bëjmë edhe vlerësime të duhura të të gjitha institucioneve, të identifikojmë qartë pikat përgjegjëse që mos të spekulojmë tani.

Si e shihni reagimin e policisë?

Xhaferi: Nga kjo distancë nuk mund të flas për reagimin e institucioneve, ajo i takon kohës së ardhshme dhe për lëshimet e mundshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat