Ministri i Jashtëm gjerman, Sigmar Gabriel e ka konsideruar sulmin e mbrëmshëm ndaj parlamentit maqedonas, i kryer nga protestuesit kundër zgjedhjes së kryetarit të ri të Parlamentit, si të papranueshëm.
Gabriel, duke folur përpara një takimi me ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian në Maltë, tha se, më në fund duhet të krijohet qeveria e re, pasi zgjedhjet ishin demokratike.
“Është krejtësisht e papranueshme, që partia qeverisëse të refuzojë krijimin e qeverisë dhe që mbështetësit e saj po sulmojnë parlamentin, duke goditur deputetët”, deklaroi ai.