Flet polici hero: Si ia shpëtuam jetën Zaevit, Selës dhe deputetëve tjerë

Maqedonia

Flet polici hero: Si ia shpëtuam jetën Zaevit, Selës dhe deputetëve tjerë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 16:48
Polici hero

Kreu i LR-PDSH, Zijadin Sela u godit mbrëmë nga paramilitarë të maskuar që bastisën Kuvendin e Maqedonisë fill pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të tij.

Nga videot amatore duket se si u sulmua Zijadin Sela nga një numër i madh huliganësh, ndërsa më pas u deklarua se ai ishte dërguar në spital.

Albeu:  Llokman, na vjen mirë që paskeni shpëtuar me aq! A mund të na shpjegoni se çfarë ndodhi mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë?

Selimi: Unë jam komandanti i një “team-i” në Forcat Speciale. Ndërhym për të mbrojtur deputetët pa bërë asnjë dallim të kujt krahu ishin. Ndërhym që t’i nxirrnim në një vend të sigurtë dhe ia arritëm.

Sa shqiptarë ka në skuadrën tuaj?

Selimi: Ka disa shqiptarë, por tre jemi plagosur. Ne kemi qenë më aktivët për të shpëtuar deputetët duke u përballur gjoks më gjoks me huliganët.

Si është gjendja juaj dhe e kolegëve të tjerë të plagosur?

Selimi: Për momentin jemi mirë. Është stabilizuar.

Si paraqitet situata aty? A ndjeheni të rrezikuar?

Selimi: Ne jemi të përgatitur për çdo situatë sepse jemi profesionistë. Por, nuk besoj të agravohet më tepër.

Ju ndërhyt vetë pas pat që i rrezikohej jeta deputetëve shqiptarë apo kishit urdhër?

Selimi: Për këtë s’mund të flas sepse është pjesë e sekretit të punës sonë. Për këtë janë në dijeni personat me grada më të larta se ne.

Ju jeni hero sot mes shqiptarëve, a keni një mesazh për ta?

Selimi: Shqiptarët duhet ta dinë se në Maqedoni ka njerëz që mbrojnë gjakun e tyre. Mesazhi im është që të jemi të bashkuar e të mos përçahemi.

Llokman të falenderoj! Zoti ju ruajt!

Selimi: Gjithashtu!.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat