Ivanov uron Metën: Do bashkëpunojmë në interes të popujve tanë

Maqedonia

Ivanov uron Metën: Do bashkëpunojmë në interes të popujve tanë

Më: 28 prill 2017 Në ora: 21:37
Ilir Meta dhe Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov i dërgoi nëjletër urimi Ilir Metës, të sapozgjedhur në krye të shtetit shqiptar, dhe që merr zyrtarisht mandatin e Presidentit të ri më 24 korrik.

Duke i uruar sukses në zbatim të kësaj detyre me përgjegjësi, Ivanov shprehet besimplotë kur thotë se Shqipëria dhe Maqedonia do të vijonë të forcojnë marrëdhëniet e miqësisë dhe respektit reciprok mes tyre.  

“Unë besoj se ne do të punojnë në promovimin dhe thellimin e bashkëpunimit në interes të vendeve dhe popujve tanë dhe në interes të mirëqenies së rajonit tonë. Jini të bindur në gatishmërinë time të plotë në këtë drejtim”, - thuhet në letrën e urimit që Ivanov i ka dërguar Ilir Metës për marrjen e detyrës së Presidentit të Shqipërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat