Gruevski mesazh për Selën dhe shqiptarët

Maqedonia

Gruevski mesazh për Selën dhe shqiptarët

Më: 28 prill 2017 Në ora: 21:43
Nikolla Gruevski

Lideri i VMRO-së, Nikolla Gruevski deklaroi se Ziadin Sela me deklaratat dhe retorikën e tij i ka nxitur tensionet, duke mohuar indetitetin maqedonas.

Në Tv Telma, ai tha se, nuk don të flas më shumë sepse njeriu gjendet akoma në spital.

“ Më vjen keq dhe i kërkoj shërim të shpejtë. Por ai me deklaratat e tij i ka nxitur tensionet në vend”, u shpreh Gruevski.

Sipas tij, VMRO-ja asnjëherë nuk ka bërë ndonjë deklaratë kundër shqiptarëve.  “Ne jemi me të gjithë shqiptarët që duan të jetojnë në këtë territor të shtetit, mbrenda kufijve të këtij shteti”, u shpreh ai.

Gruevski gjithashtu deklaroi se plaftorma do ta ndajë dhe kantonizoj Maqedoninë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat