"Ju Maqedonasit nuk keni identitet", Ziadin Sela nervozon komandantin që dikur vriste shqiptarët!

Maqedonia

"Ju Maqedonasit nuk keni identitet", Ziadin Sela nervozon komandantin që dikur vriste shqiptarët!

Nga: BOTA SOT Më: 28 prill 2017 Në ora: 21:48
Ziadin Sela

Një grup kriminelësh sllavomaqedon ”Për Maqedoni të Përbashkët”, ushtruan mbrëmë dhunë mbi deputetët në Kuvendin e Maqedonisë.

Në mesin e të lënduarve, përpos liderit të LSDM-së, Zoran Zaev, ishte edhe deputeti njëherësh kryetar i partisë LR-PDSH në Maqedoni Ziadin Sela.

Ky I fundit është I njohur për deklarata të ashpra kundrejt maqedonasve.

Këtë ai e ka treguar edhe në një debat televiziv, ku ka nervozuar komandantin që dikur vriste shqiptarët, derisa pa hezitim i kishte quajtur maqedonasit, popull pa identitet, shkruan Bota sot.

“Realitetin e di e gjithë bota. Një popull që nuk ka identitet e që në këtë rast janë maqedonasit, shqitparët kanë qenë korrekt në këtë aspekt dhe i kanë ndihmuar që ta ndërtoni këtë identitet”, kishte thënë deputeti Sela./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat