Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

Maqedonia

Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e Xhaferit për kryetar Kuvendi, nuk pajtohet as me Agim Nuhiun

Më: 28 prill 2017 Në ora: 22:17
Kryeministri Teknik, Emil Dimitriev

Kryeministri Teknik, Emil Dimitriev, e ka dënuar dhunën e mbrëmshme në Kuvendin e Maqedonisë ku u sulmuan gazetarët dhe deputetët e shumicës parlamentare.

Megjithatë, Dimitriev nuk e njeh zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë. Ai nuk pajtohet as me konstatimine ministrit të MPB-së, Agim Nuhiu, në lidhje me përgjegjësi të Mitko Çavkovit.

Dimitriev bën thirrje për qetësi dhe mençuri te politikanët si edhe te qytetarët për të mbrojtur cilësinë e marrëdhënieve ndëretnike. Ai shprehu keqardhje për, siç thote, pohimet për gjoja masë të tepërt të forcës të ushtruar nga policia gjatë tentimit të ndalimit të protestuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat