Ish-kryeparlamentari i Maqedonisë: Zgjedhja e Xhaferit, e paligjshme

Maqedonia

Ish-kryeparlamentari i Maqedonisë: Zgjedhja e Xhaferit, e paligjshme

Më: 29 prill 2017 Në ora: 23:21
Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski

Kryetari i deritanishëm i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski, ka thënë se nuk e njeh zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në një intervistë për televizionin Sitel, i afërt me partinë VMRO DPMNE të Nikolla Gruevskit, Veljanovski tha se zgjedhja e Xhaferit është bërë në kundërshtim me rregulloren mbi punën e Kuvendit dhe procedurat tjera ligjore.

“Zgjedhje e tij është bërë në mënyrë kontrabanduese, duke mos respektuar rregullat kuvendore. Nuk dihet as pjesëmarrja e deputetëve në votim. Procedura u zhvillua pas mbylljes së seancës. Nuk kishte as transmetim televiziv në kanalin kuvendor. Vendimi nuk mund të kalojë as në gazetë zyrtare që është kusht për zyrtarizimin e tij. Kështu që gjithçka që ka ndodhur është jolegjtime”, ka deklaruar Veljanovski duke përjashtuar çdo mundësi që t’ia dorëzojë kabinetin kryetarit të ri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat