Shfaqet me reagim Jankullovska, ja çka thotë për dhunën në Kuvend

Maqedonia

Shfaqet me reagim Jankullovska, ja çka thotë për dhunën në Kuvend

Më: 30 prill 2017 Në ora: 08:47
Gordana Jankullovska

Ish-ministrja e brendshme, Gordana Jankullovska është deklaruar përmes profilit të saj në facebook lidhur me dhunën dhe terrorin në Kuvend, duke fajësuar se provokimet e Lidhjes Socialdemokrate dhe të partive shqiptare shkaktuan revoltë të madhe dhe eskalim të mllefit të qytetarëve.

“Këtë atmosferë disa dhunues e shfrytëzuan për të krijuar kaos dhe për të sulmuar e lënduar deputetë. Ashpër e dënojë dhunën e tyre, por e dënoj edhe dhunën politike të LSD dhe të partive shqiptare, që thonë se kanë zgjedhur kryetar të Kuvendit në kundërshtim me rregulloren dhe në mënyrë jokushtetuese”, ka shkruar Jankullovska.

Ajo thotë se nuk i di se kush janë dhunuesit që lënduan njerëz në Kuvend dhe nëse opozita i di se kush janë, le ti thojë me emër e mbiemër dhe të kërkohet përgjegjësi, ashtu .siç unë kërkojë publikisht përgjegjësi për dhunuesit, pavarësisht se a bëhet fjalë për dhunë fizike apo politike”, theksoi Jankullovska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat