Sela “pushtohet” nga qytetarët, i ndalohen vizitat

Maqedonia

Sela “pushtohet” nga qytetarët, i ndalohen vizitat

Nga: A.M. Më: 30 prill 2017 Në ora: 10:56
Ziadin Sela

Sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari ka njoftuar të gjithë të interesuarit për të vizituar kryetarin e LR-PDSH-se, Ziadin Selën se i është dhënë një urdhër  prerë mjekësore që ti ndërpriten vizitat në dhomën e tij.

Po ashtu, Taravari ka dhënë informacione rreth gjendjes shëndetësore të Zelës, ku ka thënë se  ka shëndet të mirë dhe është në gjendje stabile.

Postimi i plotë:

Arben Taravari:

KËRKESA E EKIPIT MJEKËSOR QË KUJDESEN PËR SHËNDETIN E KRYETARIT ZIADIN SELA, ËSHTË E PRERË, TË NDËRPRITEN TË GJITHA VIZITAT NË DHOMËN E TIJ.

JU FALEMNDERIT PËR MIRËKUPTIMIN TUAJ.

LR-PDSH

Ndërkohë njoftojmë se Kryetari i partisë tonë Ziadin Sela është me shëndet të mirë dhe ne gjendje stabile, por duhet të komunikojmë kërkesën e ekipit mjekësor të cilët sot morëm vendim të formës së prerë që të ndalohen të gjitha vizitat në dhomën e tij.

Jemi të sigurtë për mirëkuptimin tuaj dhe faleminderit sërish, që edhe pse këto ditë kanë qënë orë tmerri, shqiptarët kanë dhënë një fotografi madhështore bashkimi, duke harruar ndarjet politike dhe ideologjike, e duke i thënë botës se kur vjen puna tek Kombi shembim partitë.

Arben Taravari

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat