Gostivar, një fëmijë katërvjeçar shtypet nga traktori

Maqedonia

Gostivar, një fëmijë katërvjeçar shtypet nga traktori

Më: 30 prill 2017 Në ora: 12:18
Ilustrim

Një fëmijë katërvjeçar ka marrë lëndime të rënda trupore pasi ka rënë dhe është shtypur nga një traktor, që e ka drejtuar gjyshi i tij. Pas ndihmës së dhënë në Spitalin e Gostivarit, ai urgjentisht është dërguar në klinikat e Shkupit.

Sipas SPB Tetovë, fatkeqësia ka ndodhur dje pasdite në një arë në vendin “Dunaishte” kur R.A (60) me traktor ka kryer punë bujqësore. Fëmija është ngjitur në traktorin që lëvizte dhe për një moment ka rënë, me çrast është shtypur nga njëra rrotë e traktorit.

Prindërite e fëmijës e kanë dërguar në Spitalin e Gostivarit, ku për shkak të seriozitetit të lëndimeve është dërguar në Qendrën urgjente në Shkup.

Policia ka realizuar ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr masa për ndriçimin e plotë të rrethanave të cilan çuan deri tek fatkeqësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat