Deputetët e LSDM-së: Artan Grubi na e shpëtoi jetën

Maqedonia

Deputetët e LSDM-së: Artan Grubi na e shpëtoi jetën

Më: 30 prill 2017 Në ora: 13:57
Artan Grubi, mes turmës

Deputetët maqedonas të LSDM-së Hari Llokvenec dhe Stefan Bogoev, kanë  përgenjeshtruar shpifjet ndaj Artan Grubit duke thënë se deputeti i BDI-së është flijuar për ti shpëtuar ata.

“”Menjehere pasi filluan te na biejn, Artan Grubi na kapi nga leckat dhe filloi te na terhej jashte nga hapesira e salles ne drejtim te nje hapesire tjeter me c’rast ate e sulmuan, grushtuan dhe e grithën. Na vjen shunë keq që tash po shpifin kinse ai ka qenë aty me protestuesit, NUK ËSHTË ASHTU. Ai i flijua që të na shpëton meve, jetën tonë ia kemi borxh Artanit.” thonë dy deputetët.

Kjo u konfirmua edhe nga Deputeti Hari Llokvenec i LSDM dhe nga Kryetari i rinisë s? LSDM-së Stefan Bogoev, njeherësh edhe deputet i kësaj partie.
Ndryshe Grubi shihet edhe duke iu afruar deputetëve femra duke ju ndihmuar të zbresin nga ballkoni për ti shpëtuar nga huliganët e tërbuar maqedonas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat