Wallstrom: Kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet

Maqedonia

Wallstrom: Kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet

Më: 30 prill 2017 Në ora: 15:39
Margot Wallstrom

Në vazhdën e reagimeve të shumta në lidhje me situatën e krijuar në Maqedoni ka reaguar edhe ministrja e punëve të jashtme të Suedisë, Margot Wallstrom.

Ajo nëpërmjet rrjetit social Twitter ka kërkuar që kryetari i ri i Kuvendit duhet të respektohet.

“Kryetari i porsazgjedhur duhet të respektohet, qeveria e re e formuar nga shumica parlamentare duhet të zbatoj reformat urgjente”, ka shkruar Volstrom.

Përndryshe përzgjedhja e Talat Xhaferit si kryetar i ri i Kuvendit është përshëndetur edhe nga zyrtarë të lartë të BE-së dhe SHBA-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat