Ahmeti: Do të vazhdojmë komunikimet me VMRO-DPMNE-në

Maqedonia

Ahmeti: Do të vazhdojmë komunikimet me VMRO-DPMNE-në

Më: 30 prill 2017 Në ora: 20:00
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit me Hoyt Brian Yee, i pyetur në lidhje me komunikimin e tyre me VMRO-DPMNE, ka thënë se duhet të komunikohet me ta.

“Sigurisht që ne duhet të komunikojmë, edhe do komunikojmë, sepse jemi forca politike të një vendi, kemi interesa madhore për ta futur vendin në binar dhe rrugë të mbarë dhe nuk do t’i shmangemi asnjëlloj komunikimi dhe dialogimi”, ka thënë Ahmeti.

Sa i përket dorëheqjes së ministri të punëve të brendshme Ahmeti tha se nuk ka logjik dorëheqja e tij në këto momente dhe se ai e ka përkrahjen e të gjitha partive politike.

Sa i përket mundësisë që Velanovski të konvokoj seancë të radhës, Ahemti tha se ai nuk ka të drejtë të bën një gjë të tillë ngase ai nuk është legjitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat