Hoyt Brian Yee vazhdon takimet në Shkup

Maqedonia

Hoyt Brian Yee vazhdon takimet në Shkup

Më: 1 maj 2017 Në ora: 08:08
Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee

Zëvendësi i ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee, vazhdon sot vizitën në Shkup, ku pritet të takojë presidentin e Maqedonisë, Gjorge Ivanov, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, dhe kryetarët e dy partive më të mëdha maqedonase: Lidhjes Social-Demorkate dhe VMRO-DPMNE-së.

Vizita e zyrtarit të lartë amerikan vjen pak ditë pas dhunës ndaj deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, e cila pasoi zgjedhjen e Xhaferit në postin e kryekuvendarit.

Të dielën, Yee ka takuar drejtuesit e partive shqiptare në Maqedoni.

Takimet, edhe sot, pritet t’i kushtohen çështjes së formimit të qeverisë dhe realizimit të reformave.

Zyrtari i lartë amerikan pritet të bëjë komente pasi t’i ketë përfunduar të gjitha takimet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat