Deklarata "bombë" e Hoyt Yee për Talat Xhaferin, tregon pse ka ardhur në Maqedoni

Maqedonia

Deklarata "bombë" e Hoyt Yee për Talat Xhaferin, tregon pse ka ardhur në Maqedoni

Më: 1 maj 2017 Në ora: 18:14
Hoyt Brian Yee në deklarim përpara mediave në Shkup

(E plotësuar) - “Në Shkup kam ardhur që t`i jep mbështejen e qartë kryetarit të ri të parlamentit të Maqedonisë” tha zëvendës ndihmëssekretari amerikan i Shtetit, Hoyt Brian Yee, pas takimeve maratone që ka realizuar përgjatë dy ditëve në Shkup.

Fillimisht të dielën ai u takua me liderët e paritve politike shqiptare ndërkaq të hënën më 1 Maj takoi presidentin e Maqedonisë, kryetarin e ri të Parlamentit dhe liderët e partive politike parlamentare.

Diplomati amerikan i ka cilësuar si shumë alamues ngjarjet e dhunshme të cilët ndodhën të enjten në Parlamentin e Maqedonisë.

“Më alarmues nga të gjitha ndodhitë është incidenti në Parlament javën e kaluar kur pjesëtarë të Parlamentit në mënyrë të dhunshme dhe frikacake u sulmuan. Inkurajojmë institucionet që të hetojnë dhe ndëshkojnë ata që i bënë këto vepra” ka nënvizuar Yee

Yee ka porositur qartë se debate politik duhet të realizohet brenda Parlamentit të Maqedonisë dhe të gjitha shqetësimet duhet të shtrohen po në këtë institucion.

“Me fjalë të tjera nëse shumica parlamentare është pro Xhaferit, atyre duhet t’u mundësohet që ta zgjedhin për kryetar të Parlamentit. Nëse ekziston ndonjë shqetësim rreth programit të Xhaferit, ose rreth asaj se si e bën punën ai si kryeparlamentar në Parlamentin e Maqedonisë, atëherë deputetët kanë të drejtë që këtë çështje ta ngrejnë po në Parlament” tha Yee.

Sipas tij me rëndësi shumë të veçantë është gjetja e mënyrës që shumica parlamentare të propozojë qeveri dhe program qeveritar dhe me këtë sa më parë të bëhet transferimi i qetë i pushtetit.

“Besoj se me rëndësi të veçantë është që liderët politikë ta kuptojnë seriozitetin e gjendjes dhe që të gjejnë zgjidhje për krizën politike. Të gjejnë mënyrë që të lejojnë që shumica parlamentare të formojë Qeveria dhe program qeveritar. E dimë se ka shqetësime rreth programit qeveritar, por për atë duhet të debatohet dhe ai të votohet në Kuvend, jo jashtë tij".

"Zgjidhja e vetme e krizës është formimi i Qeverisë. Nuk shohim arsye që shumica parlamentare të mos fitojë shansë për formimin e Qeverisë. Vendi duhet të rimëkëmbet për të mirën e të gjithëve. Është koha që kriza të mbarojë.”, ka theksuar zëvendës ndihmës sekretari amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee.

Ai tha se nga përfaqësuesit e forcave politike parlamenatre me të cilët është takuar ka marrë konfimim se do të angazhohen për respektimin e proceseve demokratike.

Diplomati amerikan tha se i vjen keq që Maqedonia si shtet tanimë një kohë të gjatë si pasojë e krizës politike po ngec në rrugëtimin drejt integrimeve eurotalantike duke theksuar se në këtë proces do ta ketë mbështejen e SHBA.

Image
Hoyt Yee, pas takimit me liderët e partive maqedonase dhe kryetarin e ri të Kuvendit, doli para gazetarëve dhe u shpreh i kënaqur që gjendet përsëri në Maqedoni pas disa viteve.

Hoyt Yee: Të lejohet që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re 

Zv.ndihmësi i sekretarit amerikan të shtetit, Hoyt Yee, pas takimit me liderët e partive maqedonase dhe kryetarin e ri të Kuvendit, doli para gazetarëve dhe u shpreh i kënaqur që gjendet përsëri në Maqedoni pas disa viteve. Ai ftoi deputetët që të lejojnë që shumica e re parlamentare të propozojë qeverinë e re.

“Është shumë mirë që jam përsëri në Maqedoni dhe jam i lumtur që interesat dhe politikat e Maqedonisë mbeten për integrim, për të pasur një demokraci më të zhvilluar. Shikojmë përpara që të punojmë me të gjithë që të përparojmë në këtë drejtim. Kohëve të fundit ecja e Maqedonisë nuk ka qenë pozitive dhe shpejtë siç është dashur të jetë, sidomos në dy vitet e fundit. Politikanët e Maqedonisë nuk kanë mundur të formojnë Qeverinë e re dhe kjo nuk ka qenë mirë për qytetarët.

Ne kemi dënuar sulmet ndaj deputetëve dhe kemi bërë thirrje që ata që janë përgjegjës të dalën para drejtësisë. Ftojmë liderët politikë të gjejnë zgjidhje dhe të dalin nga kjo situatë. Dhe të lejohet që shumica parlamentare të propozojë qeverinë. Ftojmë partitë politike, shoqërinë civile dhe të tjerët të bashkohen dhe të gjejnë zgjidhje”, tha mes tjerash Yee.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat