LSDM: Formimi i Qeverisë së re është interes i lartë i Maqedonisë

Maqedonia

LSDM: Formimi i Qeverisë së re është interes i lartë i Maqedonisë

Më: 2 maj 2017 Në ora: 10:05
LSDM

Përmes një kumtese, LSDM-ja kërkon nga ish-kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Trajko Veljanoski, që ta lirojë kabinetin e tij për kryetarin e ri, Talat Xhaferi.

Sipas tyre, opinioni vendor dhe ai ndërkombëtar pret që pas zgjedhjes së kryetarit të ri, të zgjidhet edhe Qeveria e re. LSDM-ja konsideron se formimi i qeverisë së re është një hap i lartë i interesit shtetëror, ndaj të cilit hap nuk guxon askush që të veprojë në mënyrë kundërkushteteuse që është e dënueshme.

LSDM-ja thekson se dhuna në Kuvend, ku kishte tentimvrasje të deputetëve dhe dhunë ndaj gazetarëve, duhet që të hetohet deri në fund dhe dirugjuesit e saj duhet që të japin llogari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat