Gruevski, Dimitriev dhe Veljanoski në Kuvend, a po synohet pengimi i vendimeve të Talat Xhaferit?

Maqedonia

Gruevski, Dimitriev dhe Veljanoski në Kuvend, a po synohet pengimi i vendimeve të Talat Xhaferit?

Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:12
Kuvendi i Maqedonise

Media bën të ditur se deputetët e shumicës parlamentare kanë ardhur në kuvend për të procesuar procesverbalet e votimit të kryetarit të kuvendit.

Por, në kuvend ndodhet edhe ish-kryeministri Nikolla Gruevski, kryeministri Emil Dimitriev dhe ish-kryetari i kuvendit Trajko Veljanovski. Mësohet se Veljanovski orvatet të thërrasë seancë më vete, por shumica parlamentare nuk do të jetë aty.

Ndërkohë, përveç përmbushjes së numrit të votave nga ana e shumicës parlamentare, Talat Xhaferin si kryetar të ri të kuvendit e ka pranuar edhe komuniteti ndërkombëtar, ndërsa së fundmi, gjatë takimit të djeshëm të Xhaferit me diplomatin amerikan Hoyt Yee, u verifikua edhe një herë njohja dhe mbështetja e plotë e shtetit amerikan për kryetarin e ri të kuvendit, sipas tyre, tërësisht legjitim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat