Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Maqedonia

Këto janë çmimet e reja të derivateve të naftës në Maqedoni

Më: 2 maj 2017 Në ora: 12:58
Ilustrim

Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, duke i përshtatur me çmimet e reja në nivel botëror.

Me vendimin më të ri, është ulur çmimi me pakicë i derivateve të naftës. Eurosuper BS-95 do të shitet për 66 denarë/litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 68 denarë/litër.

EuroDiesel D-E V do të shitet për 51 denarë/litër, kurse Vaji extra i lehtë për amvisëri (EL-1) do të shitet për 39.5 denarë/litër. Çmimi i ri për mazutin M-1 NS do të jetë 26,397 denarë/kilogram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat