Xhaferi sot njofton Ivanovin se ka shumicë parlamentare

Maqedonia

Xhaferi sot njofton Ivanovin se ka shumicë parlamentare

Më: 2 maj 2017 Në ora: 14:01
Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit, Talat Xhaferi

Kryetari i sapozgjedhur i Parlamentit, Talat Xhaferi sot pritet që ta njoftojë me shkrim presidentin Gjorge Ivanov, se në Parlament ka shumicë parlamentare.

Ndërkohë, vendimi për zgjedhjen e Xhaferit për kryeparlamentar është duke u proceduar nga shërbimet përkatëse parlamentare për në Gazetën zyrtare. 

Nëse këtë vendim nuk e nënshkruan Sekretari i përgjithshëm i Parlamentit, burime parlamentare bëjnë të ditur se atë do ta nënshkruaj zëvendëssekretari, i cili është shqiptar. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi, në një prononcim për gazetën KOHA thotë se seanca e ardhshme do të ketë në rend dite zgjedhjen e Qeverisë së re, por pa precizuar ditën. 

Nga ana tjetër, sekretari i Parlamentit, Zharko Denkovski, thotë se kryesuesi i deritanishëm i seancave parlamentare, Trajko Veljanovski, as sot por edhe as nesër nuk do të thërret seancë, me arsyetimin se nuk ka kushte deri sa të pastrohen dëmet e shkaktuara nga turma në hapësirat e Parlamentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat