Talat Xhaferit i dorëzohet Kuvendi i Maqedonisë, Zhbogar vizitori i parë

Maqedonia

Talat Xhaferit i dorëzohet Kuvendi i Maqedonisë, Zhbogar vizitori i parë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 10:20
Kryetari i ri i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

(E plotësuar) - Kryetarit të ri të Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi i është dorëzuar kabineti nga pasardhësi i tij, Trajko Veljanovski përkundër kundërshtimit nga ana e tij që këtë ta bënte pas zgjedhjes së Xhaferit për kryeparlamentar të enjten e kaluar nga shumica e re parlamentare.

Shërbimet e Kuvendit tanimë kanë nisur edhe procedurën e publikimit të emërimit të tij në gazetën zyrtare për të rrumbullakësuar procesin e zyrtarizimit të tij për kryetar të Kuvendit. Pas këtij akti pritet që Xhaferi të njoftojë presidentin Gjorge Ivanov se në Kuvendin e Maqedonisë ka shumicë parlamentare dhe se mandati për kryeministër duhet ti ndahet liderit social-demokrat, Zoran Zaev.

Xhaferi takimin e parë e ka realizuar me ambasadorin e Bashkimit Evropian Samuel Zhbogar.

Videoja në vazhdim tregon kryetarin Xhaferi të futet në zyrën e tij dhe në sallën e madhe pa u penguar nga askush, diçka që nuk ndodhi dje. Mysafiri i parë i tij është ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, dhe ekipi i tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat