LSDM: Ivanov do të merr letrën nga Xhaferi për ta dhënë mandatin

Maqedonia

LSDM: Ivanov do të merr letrën nga Xhaferi për ta dhënë mandatin

Më: 4 maj 2017 Në ora: 11:56
LSDM

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë është e bindur se procesi i dorëzimit të pushtetit do të vazhdojë, edhe pse pengohet nga pushteti në ikje.

”Ne do ta prezentojmë programin e qeverisë reformuese edhe para kryetarit të shtetit, Gjorge Ivanov i cili së shpejti do të merr një letër informuese nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë. Proceset demokratike në vend patjetër të ecin përpara edhe pse ka nëpërkëmbëza nga partia në pushtet. Reformat e qeverisë së re do të fillojnë dhe qytetarët menjëherë do t’i ndjenë ndryshimet” thonë nga LSDM. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat