Zbulohet kush e vrau me gjashtë plumba kryetarin e Bogovinës Hazbi Idrizin

Maqedonia

Zbulohet kush e vrau me gjashtë plumba kryetarin e Bogovinës Hazbi Idrizin

Më: 6 maj 2017 Në ora: 11:32
Kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

(E plotësuar) - Pas konfirmimit të lajmit për vdekjen e kryetarit të Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi, Mësohet se personi i cili ka vrarë Idrizin, më pas ka tentuar edhe të vetëvritet.

Pasi ka qëlluar mbi kryetarin Hazbi Idrizi, kryetar të Komunës së Bogovinës, ai më pas ka qëlluar edhe veten me pistoletë, dhe ka tentuar të vetëvritet.

Burime nga Spitali i Tetovës thonë se ai ka marrë lëndime të rënda dhe menjëherë është tranaferuar në Spitalin e Shkupit.

Vritet edhe një person tjetër në incidentin ku u qëllua kryetari i Bogovinës

Sot një ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë rajonin e Bogovinës por edhe gjithë Maqedonin, pas vrasjes së kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Vrasjen e kryetarit e ka kryer ish punonjësi  i Komunës së Bogovinës, i cili tani është i lënduar në kokë dhe është transferuar në Shkup.

Tani për tani ende nuk dihen motiviet e kësaj ngjarje makabre. Personi në fjalë ka gjuajtur gjithë plumbat në pistoletë, dhe duke i shkaktuar plagë të rënda kryetarit të Bogovinës.

Vrasja është kryer në një kafe në Bogovinë. Sipas informacioneve jo zyrtare në teren flitet se ka ndëruar jetë edhe një person tjetër i cili ka marrë pjes në këtë incident.

Sot një ngjarje e rëndë ka tronditur gjithë rajonin e Bogovinës por edhe gjithë Maqedoninë, pas vrasjes së kryetarit të Bogovinës, Hazbi Idrizi.

***

Vrasjen e kryetarit e ka kryer ish punonjësi i Komunës së Bogovinës, i cili tani është i lënduar në kokë dhe është transferuar në Shkup. Tani për tani ende nuk dihen motiviet e kësaj ngjarje makabre.

Personi në fjalë ka gjuajtur gjithë plumbat në pistoletë, dhe duke i shkaktuar plagë të rënda kryetarit të Bogovinës. Vrasja është kryer në një kafe në Bogovinë.

 Vritet me armë zjarri kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi

Para pak çastesh ka ndërruar jetë në Spitalin e Tetovës kryetari i Komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Ai sot para dite është qëlluar me gjashtë plumba nga armë zjarri.

Tani për tani nuk dihen arsyet por nga dega e Bogovinës së BDI-së, konfirmojnë ngjarjen e rëndë që ka ndodhur sot në Bogovinë.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat