LSDM: Qeveria e re do të jetë e gjithë qytetarëve

Maqedonia

LSDM: Qeveria e re do të jetë e gjithë qytetarëve

Më: 6 maj 2017 Në ora: 12:04
LSDM

LSDM-ja edhe një herë sot përmes një kumtesë me shkrim i ka bërë thirrje presidentit Ivanov që të sillet në pajtim me Kushtetutën, ndërsa VMRO-DPMNE-ja të jetë opozitë konstruktive.

“Qytetarëve ju duhet stabilitet, jetë cilësore dhe perspektivë që do t’i hap eurointegrimet, dhe kjo do të mundësojë formimin e qeverisë së re reformuese. Shumica parlamentare do ta realizojë detyrimin e saj para qytetarëve, të formojë qeverinë e re, e cila do t’i realizojë reformat e nevojshme në interesin e qytetarëve dhe shtetit”, thonë nga LSDM.

Nga LSDM gjithashtu thonë se duhet të ndalojnë gjitha gënjeshtrat në lidhje me disa kërcënime të interesave kombëtare dhe shtetërore, që sipas tyre, Nikolla Gruevski për interesa personale shqetëson qytetarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat