Ndërron jetë personi që e vrau kryetarin e Bogovinës

Maqedonia

Ndërron jetë personi që e vrau kryetarin e Bogovinës

Më: 6 maj 2017 Në ora: 13:48
Bogovinë

Ka ndërruar jetë edhe personi që mëngjesin e sotëm me armë zjarri vrau kryetarin e komunës së Bogovinës, Hazbi Idrizi.

Sipas informacioneve të Televizionit Koha , Qani  Abazi  pasi kishte shtënë gjashtë plumba në trupin e Hazbi Idrizit, më pas kishte qëlluar edhe veten.

Për shkak lëndimeve serioze ai u dërgua për kurim në klinikat e Shkupit, ku megjithatë mjekët nuk arritën t’ia shpëtojnë jetën.

Kujtojmë se ngjarja e hidhur ka ndodhur rreth orës 10:45 në Bogovinë.

Vrasësi ka qenë ish i punësuar në komunën e Bogovinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat