Kuçi: Kriza politike po ndikon në ekonomi, presim qeveri reformuese

Maqedonia

Kuçi: Kriza politike po ndikon në ekonomi, presim qeveri reformuese

Më: 6 maj 2017 Në ora: 21:17
Driton Kuçi

Ekonomia e vendit ka stagnuar si pasojë e krizës politike. Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi, beson se kësaj do t’i vijë shumë shpejt fundi, pasi që me formimin e qeverisë së re do të zbatohen edhe reformat e nevojshme në sferën ekonomike.

“Kriza politike, e cila është shfaqur dy vitet e fundit në vendin tonë, ka ndikuar në zhvillimin ekonomik, por shpresoj që kjo krizë do të tejkalohet shumë shpejt dhe se momentet e mira europiane që po e presin vendin tonë do të ndikojnë edhe në zhvillimin ekonomik të vendit, i cili për fat të keq këto vite u ndikua nga kriza politike” deklaroi ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi.

Kuçi, dje ishte i pranishëm në ngjarjet e Agjencisë Turistik “Vas Group”, në të cilat u prezantua bregdeti shqiptar dhe ai i Turqisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat