Premton Xhaferi: Seancat do t’i udhëheq edhe në gjuhën shqipe

Maqedonia

Premton Xhaferi: Seancat do t’i udhëheq edhe në gjuhën shqipe

Më: 7 maj 2017 Në ora: 12:34
Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi

Kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, ka qenë i ftuar në emisioni “24 analiza”, ku ka folur për hapat e ardhshëm të tij dhe ngjarjet e fundit në Kuvendin e Maqedonisë. I pyetur se në cilën gjuhë do ta udhëheq seancën e parë në Kuvend, ai tha se këtë do ta bëjë edhe në gjuhën shqipe dhe maqedonase.

“Seancën e parë do ta udhëheq në gjuhën që ma lejojnë ligjet e Maqedonisë, ato janë gjuha shqipe dhe maqedonase. Kjo sipas ligjeve të vitit 2011”, deklaroi Xhaferi.

Ai gjatë kësaj interviste tha se kryetari është kryetar edhe kur drejtohet edhe kur udhëheq seancën dhe sipas tij, nuk ka asnjë problem që seanca të udhëhiqet në gjuhën shqipe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat