LSDM: Nuk shohim asnjë pengesë ligjore për mosdhënien e mandatit nga Ivanov

Maqedonia

LSDM: Nuk shohim asnjë pengesë ligjore për mosdhënien e mandatit nga Ivanov

Më: 9 maj 2017 Në ora: 11:58
LSDM

LSDM vlerëson se nuk ekziston asnjë pengesë që menjëherë të jepet mandati për qeverinë e re dhe se kryetari Gjorge Ivanov nuk ka asnjë pretekst që të plotësojë detyrimin e tij kushtetues.

‘Interes shtetëror i qytetarëve të Republikës së Maqedonisë është që të kenë qeveri ashtu siç votuan, e cila do ta lëvizë vendin përpara në proceset euroatlantike dhe do të sigurojë jetë cilësore për të gjithë dhe kjo do të ndodhë. Do të riafirmohet edhe programi i qeverisë së re reformuese që e garanton karakterin unitar dhe pavarësinë e shtetit’, citon LSDM-ja në kumtesën e sotme, njofton AIM.

LSDM konsideron se është e nevojshme qetësim urgjent i situatës politike dhe ekonomike në vend dhe se çdo kundërshtim i transferimit paqësor të pushtetit sjell përgjegjësi. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat