Xhaferi: Askush të mos frikësohet që Parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar

Maqedonia

Xhaferi: Askush të mos frikësohet që Parlamenti udhëhiqet nga një shqiptar

Më: 10 maj 2017 Në ora: 19:17
Kryeparlamentari i ri i Republikës së Maqedonisë Talat Xhaferi

Kryeparlamentari i ri i Republikës së Maqedonisë tashmë ka dërguar letrën presidentit Gjorge Ivanov për krijimin e shumicës parlamentare, ndërsa ky i fundit në afat dhjetë ditor duhet të mandatojë liderin e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë (LSDM) për formimin e qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë.

Deri më 19 maj presidenti duhet të japë mandatin, që më pas të fillojë afati tjetër kushtetues për mandatarin që në një afat kohor prej 20 ditëve të përpilon dhe të negociojë për përmbajtjen e propozim-programit dhe për zgjedhjet e kabinetit të ardhshëm qeveritar.

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi, i cili u zgjodh në një situatë kaotike nga shumica parlamentare më 27 prill, në një intervistë për aa njofton se afati dhjetë ditor fillon nga dita e sotme, ndërsa nuk përjashton mundësinë që presidenti Ivanov të refuzojë mandatimin e liderit të LSDM-së. Ai thekson se mos dhënia e mandatit nga presidenti, sipas rregullores dhe kushtetutës nuk është pengesë për shumicën parlamentare që të vazhdojë me seancën për zgjedhje të qeverisë.

“Për praktikën parlamentare nuk do të ishte mirë që kreu i shtetit të mos përmbushë obligimin e tij për shkak se do të bënte praktikë të keqe parlamentare në të ardhmen, sepse mbi atë praktikë do të mundësonte që edhe kryetarët e radhës të shtetit do të ishin në mundësi të shfrytëzonin një praktikë, e cila është praktikë e keqe, por e përdorshme dhe e mundshme në të ardhmen nëse Ivanov vendos në këtë drejtim të lëviz kundrejt obligimeve të veta”, shprehet Xhaferi.

Xhaferi shton se si pasojë e ngjarjeve të 27 prillit, presidenti Ivanov duhet të ketë reflektuar në kuptimin e njohjes së shkallës së rrezikshmërisë për ecuritë e funksionimit të institucioneve shtetërore në vend dhe se do të respektojë obligimin e tij kushtetues për dhënien e mandatit për formimin e qeverisë së re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat