Poposki në vizitë pune në Kinë, do të diskutojë për bashkëpunim dypalësh

Maqedonia

Poposki në vizitë pune në Kinë, do të diskutojë për bashkëpunim dypalësh

Më: 14 maj 2017 Në ora: 11:37
Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, sot dhe nesër do të marrë pjesë në forumin “Një rrip, një rrugë” që do të mbahet në Pekin të Kinës.

Siç kumtoi MPJ, forumi i është përkushtuar aspekteve të realizimit të projektit kinez “Një rrip, një rrugë” orientuar drejtë lidhjes infrastrukturore të Azisë, Evropës, Lindjes së Afërt dhe Afrikës, me të cilin deri tani janë përfshirë 65 vende.

Është paraparë pjesëmarrje 28-të shefave të shteteve dhe qeverive, si dhe një numri të madh të përfaqësuesve të njohur të shteteve dhe organizatave ndërkombëtare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat