Rasti i paraburgimit të Sead Koçan kthehet në Gjykatën Penale

Maqedonia

Rasti i paraburgimit të Sead Koçan kthehet në Gjykatën Penale

Më: 14 maj 2017 Në ora: 14:21
Sead Koçan

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për shfuqizimin e paraburgimit të Sead Koçan, i cili është i dyshuar në rastin “Trust” të PSP-së, Këshilli Penal në Gjykatën Themelore Shkupi 1, duhet të vendosë a do t’ia kthejë paraburgimin apo do të mbetet në liri.

Gjykata e Lartë shfuqizoi vendimin e Gjykatës Penale dhe të Apelit, të cilët vendosën që biznesmeni të shkojë në burg, me kërkesë të PSP-së.

Gjykata Themelore Shkupi 1 përsëri do të vendos a do të ketë paraburgim, për shkak se lënda kthehet në fazën kur përsëri do të vendoset pas ankesës së PSP-së kundër vendimit të gjykatësit të procedurës paraprake.

Gjykata e Lartë vendimin për të shfuqizuar masën e paraburgimit për Sead Koçan, e solli me kërkesë të prokurorit publik Marko Zvërlevski, për të cilin PSP-ja tha se nuk është i autorizuar për një kërkesë të tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat