Ziadin Sela do të udhëtojë jashtë shtetit për ekzaminime mjekësore shtesë

Maqedonia

Ziadin Sela do të udhëtojë jashtë shtetit për ekzaminime mjekësore shtesë

Më: 14 maj 2017 Në ora: 16:15
Ziadin Sela

Sekretari i përgjithshëm i LR-PDSH-së, Arben Taravari, përmes Facebooku-ut thekson se Ziadin Sela do të shkojë jashtë shtetit disa ditë për të realizuar disa ekzaminime plotësuese dhe rehabilitim në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

“Këto janë përpjekje për të pasur një shërim sa më të shpejtë dhe sidomos të plotë të shëndetit të tij. Theksojmë që ai është në gjëndje të stabilizuar të parametrave vitale, dhe tash nevojitet rehabilitim përfundimtar për rikthim sa më të shpejtë në aktivitetet politike”, shkruan mes tjerash Taravari.

Më poshtë e keni postimin e plotë të Taravarit:

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat