Gjykata e Lartë: Gjykatat më të ulëta kanë shkelur legjitimitetin në vendimet për Koçanin

Maqedonia

Gjykata e Lartë: Gjykatat më të ulëta kanë shkelur legjitimitetin në vendimet për Koçanin

Më: 15 maj 2017 Në ora: 15:48
Ilustrim

Gjykata e Lartë: Gjykatat më të ulëta kanë shkelur legjitimitetin në vendimet për Koçanin

Gjykata Supreme i ka pezulluar vendimet e Gjykatës Penale të Gjykatës Themelore Shkupi 1 dhe të Këshillit penal Gjykata e Apelit Shkup, me të cilin i është caktuar masë paraburgimi Sead Koçanit, i dyshuar nga PTHP në lëndën ‘Trust’.

‘Me aktvendimin e sjellë kështu, Këshilli penal i Gjykatës Themelore Shkupi 1 do të duhet të vendosë rreth ankesës së PTHP-së për hetim të veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përgjimet ilegale të komunikimeve, të parashtruara kundër vendimit të gjykatësit në procedurën paraprake, me të cilën është refuzuar propozimi për përcaktimin e masës së paraburgimit’, qëndron në kumtesën e sotme të publikuar në web-faqen e Gjykatës së Lartë, njofton AIM.

Sipas kumtesës, shkaqet për vendimin e këtillë janë shkeljet e ligjeve nga ana e gjykatave më të ulëta, të cilat janë përmbajtur në elaborimin e aktvendimit të Gjykatës së Lartës të RM-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat