Tribunë për arsim sipërmarrës në ASHAM

Maqedonia

Tribunë për arsim sipërmarrës në ASHAM

Më: 15 maj 2017 Në ora: 16:07
Tribune per sipermarresit

Sipërmarrësia të jetë e përfshirë në gjithë sistemin e arsimit, ndërsa shteti ta nxisë zhvillimin e kësaj fushe. Ky është konkluzioni i tribunës së sotme shkencore me temë “Arsimi sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë – problemet dhe sfidat”, në organizim të Qendrës për Hulumtime Strategjike pranë Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM) dhe Qendrës për Zhvillim të Inovacioneve dhe Mësimit Sipërmarrës.

Akademiku dhe udhëheqësi i Qendrës për Hulumtime Strategjike të ASHAM-it Vllado Kambovski theksoi se arsimi sipërmarrës duhet të jetë i përfshirë në gjithë sistemin e arsimit, nga fillimi i shkollës fillore e deri në universitete sepse, siç tha, e shpreh frymën e kohës së re. Ai potencoi se arsimi në tërësi, shkenca, zhvillimi teknologjik dhe inovativ duhet të jenë projekti më i rëndësishëm për zhvillimin e ardhshëm të Republikës së Maqedonisë.

Kryetari i ASHAM-it Taki Fiti theksoi se tema është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe shumë aktuale. “Sot duhet të bisedojmë për konceptin e ri për arsim sipërmarrës në Republikën e Maqedonisë. Të përpilohet koncept i tillë për arsim të vazhdueshëm sipërmarrës i cili fillon nga arsimi fillor, ndërsa përfundon në vitin e katërt në shkollën e mesme dhe vazhdon më tej në arsimin e lartë aspak nuk është punë e thjeshtë. Koncepti është përgatitur me mbështetje financiare të zyrës së Bankës Botërore në Republikën e Maqedonisë, me involvimin e ekspertëve vendorë dhe të huaj”, tha Fiti.

Ashtu siç janë formuluar përmbajtjet mësimore, siç tha, ato janë përafërsisht komplekse dhe nuk e di se sa dhe si munden fëmijët nga klasat e nëntë ta kuptojnë materien. Ky, sipas tij, do të jetë problem i madh për mësimdhënësit. Ai theksoi se mësimdhënësit, nga arsimi fillor dhe i mesëm, duhet të bëjnë përpjekje të posaçme kreative, njofton AIM.

Librat, siç tha, mund të jenë të dobishëm para së gjithash për mësimdhënësit, por sugjerimi im deri te autorët, për shkak se janë versione të para, të bëjnë përpjekje plotësuese që ajo të thjeshtëzohet. Ai propozoi që në të ardhmen kur do të përpilohen librat në mënyrë të obligueshme si autorë dhe bashkëautorë të jenë të përfshirë profesorë të cilët e ligjërojnë këtë lëndë në arsimin fillor dhe të mesëm. Anëtari korrespondent i ASHAM-it Izet Zeqiri u përqendrua në sipërmarrësinë në arsimin e lartë., Sipas tij, shteti, institucionet dhe arsimi kanë nevojë për sipërmarrësi.

“Sipërmarrësia mundëson krijim të frymës sipërmarrëse, mënyrë sipërmarrëse të të menduarit dhe vepruarit, të menduar inovativ dhe ndërmarrje të rreziqeve. Arsimi sipërmarrës do të kontribuojë për ulje të papunësisë midis të rinjve përmes hapjes së vendeve të reja të punës, ulje të varfërisë dhe inkuadrimit social në Republikën e Maqedonisë, rritje të rritjes ekonomike dhe punësimit si parakusht për rritje të standardit jetësor të qytetarëve dhe cilësi më të mirë të jetesës”, tha Zeqiri. Në tribunë morën pjesë akademikë, profesorë dhe përfaqësues të sektorit afarist.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat