Padi penale ndaj katër ish-kryetarëve shqiptarë në Maqedoni

Maqedonia

Padi penale ndaj katër ish-kryetarëve shqiptarë në Maqedoni

Më: 15 maj 2017 Në ora: 17:12
Shkupi

Katër ish kryetar shqiptar komunash dyshohen për keqpërdorimin e pozitës zyrtare që është bërë nëpërmjet shpalljes së tenderëve.

Dyshohet edhe ish kryetari i Sveti Nikoles, një firmë dhe një person tjetër. Prokuroria e Marko Zvrlevskit do të hetojë ish kryetarin e Strugës, Dibrës, Studeniçanit, Dollnenit,  Sveti Nikoles pas pesë padive penale të policisë financiare e cila ka ardhur deri tek informatat për krimin financiar të ish kryetarëve. Nga Prokuroria Themelore nuk dhanë detaje se për cilët kryetar ose gjatë cilave mandate kanë ndodhur keqpërdorimet, por vetëm tha se do të bëhet hetime dhe shqyrtime të padive që përmbajnë provat për krimin e bërë, dhe më pas do të ngritet edhe akuza.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat